Bota

Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi/ Borrell: Kam pritshmëri për një dialog konstruktiv

16 Korrik 2020, 14:44 Nga DOSJA
Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi/ Borrell: Kam pritshmëri për

BRUKSEL– Në deklaratën e tij para takimit, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka thënë se në takimin e sotëm ka pritshmëri për një dialog konstruktiv.

“Më vjen mirë që shoh se BE-ja është kthyer dhe ka marrë në dorë timonin e këtij procesi. Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës janë sot me ne këtu në Bruksel për takimin e parë fizik  dhe duke u takuar për të dytën herë brenda javës, dy liderët treguan angazhimin e tyre të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis tyre. Sot kam pritshmëri për një dialog konstruktiv për elementin e parë të bisedimeve tona, i cili do të kontribuojë në një normalizim domethënës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Inkurajoj të dyja palët që të kenë një qasje për bisedimet e sotshme nën një frymë kompromisi dhe pragmatizmi dhe të kenë të ardhmen e BE për popullin e tyre në mendje.– ka deklaruar Borrell në deklaratën e tij para takimit Hoti-Vuçiç.

Teksa takimi ka nisur në 16:00, ndërkohë pas Borrell pritet të  flasë edhe Mirsolav Lajcak.

Ky takim i drejtpërdrejtë vjen pas takimit virtual të 12 korrikut mes të dy palëve, ku në atë bisedë Kryeministri Hoti ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë.

Dialogu mes këtyre dy vendeve është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vendosur Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. Taksa 100 % u zëvendësuarme masa reciprociteti, por me ardhjen në pushtet të Qeverisë Hoti u hoq reciprociteti, ku sipas tij  erdhi me qëllim vazhdimin e dialogut.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni josep borrell takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020 josep borrell takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2020, 13:46

KOSOVË– Në një kohë që sot bëhen 4 ditë që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale në Hagë, në rrjetet sociale...