Bota

Zgjedhjet presidenciale, sondazhi: Biden kryeson me 52% të mbështetjes nga populli, Trump me 37%

16 Korrik 2020, 15:43 Nga DOSJA
Zgjedhjet presidenciale, sondazhi: Biden kryeson me 52% të mbështetjes

SHBA– Universiteti i Quinnipiac ka bërë një sondazh me popullin amerikan ne lidhje me Presidentin Trump dhe Joe Biden. Mediat e huaja kanë raportuar se  sipas sondazheve, populli amerikan ka vendosur të ndëshkojë kreun e Shtëpisë së Bardhë për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë së koronavirusit në vend. Kështu ka rezultuar se rivali i tij demokrat Biden është në avantazh me 52 për qind të mbështetjes nga populli , ndërsa Trump vetëm  37 për qind.

Universiteti ka deklaruar se 62% e të intervisturve nuk miratojnë mënyrën me të cilën Trump po menaxhon emergjencën e koronavirusit  madje nuk mbështesin as menaxhimin e rihapjes së shkollave nga ana e admimistratës Trump.

Biden është përpara me pikë në shtete që konsiderohen si të pavendosura. Sipas sondazhit, ish zv/presidenti amerikan është përpara Trump dhe në shtetet si Arizona, Florida, Michigan, Karolina e Veriut, Pensilvani dhe Ëisconsin.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden shba donald trump joe biden shba

Sondazh

Poll