Sport

Një shkodran i “bën gjëmën” Partizanit, FIFA i bllokon merkaton për 1 vit

16 Korrik 2020, 08:03 Nga DOSJA
Një shkodran i “bën gjëmën” Partizanit, FIFA i

TIRANË-Gjithmonë do të ketë një shkak dhe ngjarje të papritur te Partizani për të sjellë zhurmën e madhe dhe skandalin e radhës. Këtë herë çështja është shumë më serioze, teksa “Panorama Sport” raporton se klubi i të kuqëve është dënuar me 1 vit pa merkato dhe 80 mijë euro gjobë. E gjitha kjo ka ardhur pas denoncimit të Istrës që ka kërkuar një vlerë financiare nga Partizanit në kohën që bleu Eraldo Çinarin, pasi ekipi kroat zotëronte një përqindje të kartonit.

Kampionët e Superiores nuk kanë dhënë asgjë? dhe do ta paguajnë shtrenjtë këtë gabim. Ndërkohë një dënim me 4 muaj mungese në aktivitete e merr edhe vetë sulmuesi.

“Demat” mund të shesin lojtarë, por nuk mund të afrojnë. Gjithnjë nëse vendimi mbetet në fuqi, pasi mësohet se klubi i kuq është vënë menjëherë në lëvizje për ta zgjidhur problemin.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fifa partizani tirana fifa partizani tirana

Sondazh

Poll

Sport 15 Korrik 2020, 18:24

TIRANË-Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama foli për herë të parë në lidhje me largimin “agresiv” të Sormanit, i cili vetëm pak orë para derbit, nuk is...