Politike

Rama SHPJEGON si do jenë “koalicionet e moderuara”: Po bëjmë atë që do Gjermania, ndjekim modelin alla “Casa Della Li

16 Korrik 2020, 10:57 Nga DOSJA
Rama SHPJEGON si do jenë “koalicionet e moderuara”: Po

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka shpjeguar se si do të jetë “koalicioni i moderuar” që përmendi dje në konferencën me gazetarët. Në fjalën e tij, Rama sqaroi me dy shembuj sesi do të funksionojnë koalicionet në Shqipëri.

Kreu i qeverisë u shpreh se partitë në koalicion do të kishin një listë dhe kandidat të përbashkët duke dhënë shembullin e partive gjermane CDU dhe CSU.

Ne po bëjmë atë që do Gjermania. Nuk do t’i ndalojmë koalicionet, por do i bëjmë si në Gjermani dhe çdo vend tjetër. Më sillni një shtet që i ka koalicionet si në Shqëipëri. *ndërhyn Gjuzi Naltmadhni Italia i ka si do t’i bëjmë ne. Do bëjmë Casa Della Liberta. Do bësh ti me ata të mbijetuarit e monarkisë,“-u shpreh ajo. 

FJALA E PLOTË: 

Ne nuk iu njoftim. nga pikëpamja institucionale do të ishim korrekt por nga pikëpamja politike nuk do të ishim korrekt. Të dashur kolegë dhe kolege keni kohë të kuptoni se rtë dyja janë të lidhura bashkë. Marrëveshja e 5 qershorit dhe ajo për të pranuar legjitimitetin e listës suaj. Keni arritur që të sensiblizoni opinionin publik lidhur me këtë. Nuk e kam problem t’ju them bravo iu qoftë. Jam i bindur që PS i takon që të dëgjojë qytetarë. E dëgjova të palodhurin Murrizi dje që ishte shumë agresiv në raport me marrëveshjen e 5 qershorit. Më vjen keq që ka të drejtë. Por duhet të kuptojë që jemi në ushtrimin e artit të së mundurës dhe jo të pamundurës. Nuk e grisim marrëveshjen e 5 qershorit. Është marrëveshje e qartë për të dhënë mesazhin që të gjithë janë pjesë e procesit. Keni një huq të trashëguar nga PD-ja: që i donte të gjitha. E Kuptoj se ësgtë zakoni i të voglit, keni qënë gjithmonë pakicë. Kjo është e pamundur por për 5 qershorit duhe të gjejmë një rrugë. është në nderin e një qeverie që të jetë e gatshme që të ndryshojë opinion. Meqë ne e kemi thënë dikur, ne këtë e ndryshojmë. Nuk është e lehtë, ju e patë reagimin e një personaliteti të një personaliteti gjerman, në thelb i padrejtë por na tregon që duhet të konsiderojmë atë që kemi mundësi ta konsiderojmë; mosprekja e 5 qershorit. Ne jemi atdheu i Shën Thomait po nuk preka nuk besoj. Ne do t’i hapim listat. Duhet të garantojmë përfshirjen e grave, është arritje e Shqipërisë kjo. Shqipëria është rritur si vend burrash por shpëtimi gjithmonë kanë qënë gratë. Ne këtë arritje nuk e rrezikojmë dot. *duartrokasin Do të doja të duartrokisnin burrat dhe jo gratë. Nuk kam dëgjuar që ka dhunë ndaj burrave, burrat e dhunuar flasin në emër të barazizë pa kuota. Nuk e kam për Korabin, se është burrë në të gjitha aspektet. Ti Korab duhet ta votosh marrëveshjen se ti përfaqëson një zonë që keni rrugë me emra si Gjermania, Amerika, jeni qendra e botës. Ne po bëjmë atë që do Gjermania. Nuk do t’i ndalojmë koalicionet, por do i bëjmë si në Gjermani dhe çdo vend tjetër. Më sillni një shtet që i ka koalicionet si në Shqëipëri. *ndërhyn Gjuzi Naltmadhni Italia i ka si do t’i bëjmë ne. Do bëjmë Casa Della Liberta. Do bësh ti me ata të mbijetuarit e monarkisë. Do futesh aty ku dole. Por në koalicion. Dhe e fundit që kam; sa herë që ky parlament merr vendime iu dilni pa nënë e pa baba.

Kuvendi u mblodh sot për të diskutuar një sërë projektligjesh. Debati u fokusua tek listat e hapura, marrëveshja e 5-qershorit dhe ndalimi i koalicioneve. Kryeministri Edi Rama e tha prerë se vota e PS për 5-qershorin nuk lëviz dhe kërkoi bashkëpunim nga opozita e re për të votuar edhe ndryshimet Kushtetuese dhe marrëveshjen bashkarisht.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 16 korrik 2020 edi rama seanca plenare 16 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 16 Korrik 2020, 10:43

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kryetarit të Partisë Demokratike në lidhje me marrëveshjen e 5-qershorit. Rama tha se PS nuk u detyrua nga askush. Kët...