Bota

Zgjedhjet e parakoshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut/ KSHZ: Koalicioni “Mundemi” fiton 46 mandate, nis sërish numë

16 Korrik 2020, 06:33 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakoshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut/ KSHZ:

MAQEDONI E VERIUT– Ka rinisur për të dytën herë procesi i numërimit të votave në Maqedoninë e Veriut, me kërkesë të VMRO-DPMNE menjëherë pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi sot në orën 19:30 të dhënat e para jozyrtare të zgjedhjeve të dhjeta parlamentare.

“Me kërkesë të VMRO-DPMNE-së, KSHZ sërish është duke i numëruar rezultatet e procesverbaleve, me qëllim që të largohen të gjitha mundësitë për çfarëdo parregullsish lidhur me rezultatet e zgjedhjeve.”- ka shkruar Janushev.

Por sipas deklaratës së KSHZ mësohet se Koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM-ja i fituar 46 mandate, VMRO-DPMNE dhe të tjerë kanë fituar 44 mandate, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka fituar 15 mandate, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa – 12, e majta dy mandate dhe PDSH një mandat.

 Në një konferencë shtypi zoti Zaev tha se partia e tij korri sukses, duke konfirmuar edhe njëherë vullnetin e popullit. 

“Koalicioni “MUNDEMI” është fitues i zgjedhjeve dhe vullneti i popullit u konfirmua për një të ardhme të sigurt, patriotizëm ekonomik, shtet të së drejtës. Rruga përpara u konfirmua. Rrezikut i thamë JO”. Qytetarët i njohën vlerat e vërteta; na dhanë besimin. Koncepti integrimit e mundi konceptin e izolimit”, tha Zoran Zaev.

Zgjedhjet në Maqedoni janë të dytat në rajon pas atyre në Serbi që zhvillohen në kohë pandemie. Procesi i votimit ka zgjatur tre ditë pasi ishin ndarë fasha të veçanta për votim, duke shmangur kontaktet mes moshës së tretë dhe qytetarëve të tjerë. Ishte Zaev ai që e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, pas dështimit të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. 

(k.m;a.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni komisioni shtetëror i zgjedhjeve maqedoni e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut komisioni shtetëror i zgjedhjeve maqedoni e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll