Sport

VIDEO/Ekipet milaneze ja marrin dorën Parmës, pas Interit është rradha e Milanit të fitojë me përmbysje,Hysaj kapiten nda

15 Korrik 2020, 19:41 Nga DOSJA
VIDEO/Ekipet milaneze ja marrin dorën Parmës, pas Interit

ITALI– Milani është rikthyer frikshëm që pas ndërprerjes së futbollit. Kuqezinjtë nuk kanë humbur asnjëherë që prej finales së Kupës me Juventusin dhe një gjë të tillë nuk e bënë as sot. “Djajtë” kanë mposhtur Parmën me shifrat 3-1, madje duke e bërë me përmbysje diçka të tillë. Pjesa e parë u mbyll me një gol të miqve, por në fraksionin e dytë të lojës fusha foli për lojtarët e Milanit.

Fillimisht barazimi vjen falë Kessie me një perlë të tij nga distanca. Topi ndalet në trekëndësh, duke e lënë të palëvizur portierin e Parmës. Vetëm 4 minuta pas barazimit vjen edhe përmbysja, me Romagnolin që shënon të dytin. E nëse në dy golat e para do të shërbente për shokët e skuadrës, këtë herë është radha e Çalhanoglu të tundë rrjetën.

Për kuqezinjtë kjo ishte ndeshja e 7-të radhazi në kampionat që nuk e njohin humbjen, ndër të cilat 5 kanë qenë fitore. Një hap i frikshëm i këtij Milani, që duket sikur ka rilindur pas pandemisë.

Ndërkohë ndeshja tjetër Bologna-Napoli përfundoi në 1-1. Situata për Elseid Hysajn ka ndryshuar në ekstrem te Napolit teksa nga largimi i sigurt është kthyer në titullar dhe lojtarin kyç të kësaj skuadre. E gjitha kjo falë Gatuzos, që me afrimin e tij teksa zëvendësoi Ançelotin po i jepte më shumë besim mbrojtësit shqiptar. Madje në përballjen e sotme ndaj Bolonjës, Hysaj ka qenë me shiritin e kapitenit.

Për të parën herë te Napoli dhe më parë e kishte provuar këtë përgjegjësi te Shqipëria. Fatkeqësisht lojtari kuqezi nuk e ka festuar me fitore gradimin e ri teksa kanë barazuar 1-1 në transfertën ndaj Bolonjës me VAR që i erdhi në ndihmë për t’i mohuar dy gola vendasve.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hysaj milan napoli parma serie a hysaj milan napoli parma serie a

Sondazh

Poll

Sport 15 Korrik 2020, 18:24

TIRANË-Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama foli për herë të parë në lidhje me largimin “agresiv” të Sormanit, i cili vetëm pak orë para derbit, nuk is...