Sport

15 Korrik 2020, 18:24 Nga DOSJA

TIRANË-Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama foli për herë të parë në lidhje me largimin “agresiv” të Sormanit, i cili vetëm pak orë para derbit, nuk ishte në stol. Drejtori sportiv në një prenoncim për “Top Channel” tregoi se tani vëmendja më e madhe është te trajnerët vendas.

“Sigurisht që kemi nisur të mendojmë se kush janë opsionet, do shohim brenda realitetit shqiptar.Skënder Gega ka lënë përshtypje të mira padiskutim, sepse është trajneri me të cilin Partizani doli kampion. Nuk përjashtoj asnjë pistë, sepse të gjitha zgjedhjet që bëhen te Partizani janë zgjedhje dhe te presidentit dhe të drejtorit. Për momentin eksperimenti italian është i dështuar, kështu që nuk besoj se do të ketë afrime prej andej.

Më pas Olsi Rama foli edhe për atë se çfarë ndodhi realisht ditën e derbit ku Sormani vendosi të braktiste skuadrën, një zgjedhje që nuk ka lënë një shije të mire te drejtori sportiv i cili

“Ditën e mërkurë stërvitja u krye normalisht dhe në darkë u krye dhe marrja e tamponeve. Ditën e enjte stërvitja u shty tre herë, u zhvillua në orën 21:30 dhe i pyetëm futbollistët si ndiheshin, u matëm dhe temperaturën. Ata ishin në gjendje optimale dhe vendosëm të bënim stërvitjen, seancë ku stafi nuk mori pjesë pa komunikuar me drejtuesit duhet ta them këtë gjë. Ditën e premte u munduam të vendosnim kontakte, por përsëri nuk pati kontakt me drejtuesit, në qoftë se Sormani do të vinte në derën e Partizanit, do të isha unë i pari që do t’i thoja që një kapiteni i anijes që e lë anijen të mbytet dhe del në breg nuk ka më moralin që të jetë kapiteni i kësaj anije.”, shprehet Olsi Rama.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi olsi rama partizani sormani derbi olsi rama partizani sormani

Sondazh

Poll