Sport

Milani zyrtarizon blerjen e radhës për merkaton e verës, firmos me mbrojtësin danez që e huazoi një vit më parë

15 Korrik 2020, 18:23 Nga DOSJA
Milani zyrtarizon blerjen e radhës për merkaton e verës, firmos

ITALI- Milani ka nënshkruar sot marrëveshjen e radhës me një mbrojtës nga Danimarka. Kuqezinjtë mësohet se kanë marerë shërbimet e 31-vjeçarit, Simon Kjaer kartonin e të cilin e zotëron Sevilla.

Skuadra nga Milano tashmë do të ketë pjesë të saj lojtarin që në sezonin 2019-2020 ka qenë i huazuar.

31-vjeçari, Kjaer gjithsej ka luajtur te kuqezinjtë 18 ndeshje në Seria A dhe Coppa Italia dhe ka treguar afrësitë e tij dhe ka bindur drejtuesit e klubit.

Mediat ndërkombëtare raportuan se mbrojtësi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe se do të qëndroj tek Milani deri në fund të sezonit 2022. Kartonin e Kajer kuqezinjtë e blen nga Sevilia për 3.5 milion euro.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato verore milan simon kjaer merkato verore milan simon kjaer

Sondazh

Poll