Sport

Napoli bën blerjen më të shtrenjtë në histori, pagesa e majme për marrë shërbimet e sulmuesit 21-vjeçar

15 Korrik 2020, 17:35 Nga DOSJA
Napoli bën blerjen më të shtrenjtë në histori, pagesa e

ITALI- Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Napolit ka shkuar dje në Sardenjë ku akordoi marrveshjen me menaxherët e klubit sportiv të Lille për sulmuesin Victor Osimhen. Mediat vendase shkruajnë 21-vjeçari pritet të vendoset në urdhërat e Gennaro Gattusos sapo të mbarojnë procedurat e transferimit të tij.

Futbollisti Osimhen pritet që të hedh firmën mbi kontratën 5-vjeçare sapo të mbaroj vizitat mjeksore përkatëse. Napoli do të paguaj 60 milion € për kartonin e 21-vjeçarit kundrejtë klubit francez Lille, si dhe 5 milion € do të paguaj Osimhen në sezon.

Këto shifra marramendëse e bejnë sulmuesin nga Nigeria si blerjen më të shtrenjtë në historinë e  Napolit. Kjo bledhje ka thyer kështu edhe rekordin e vendosur një vit më parë nga Hirving Lozanos u ble për 50 milion euro. Gjithashtu duhet përmendur se Victor Osimhen sezonin e kaluar pati një shfaqe të mirë duke shënuar 18 gola.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano giuntoli merkato e veres napoli victor osimhen cristiano giuntoli merkato e veres napoli victor osimhen

Sondazh

Poll