Bota

Sot dita e katërt/ Presidenti Thaçi shkon sërish në Hagë, seanca e fundit e pyetjeve nga prokurorët

16 Korrik 2020, 06:11 Nga DOSJA
Sot dita e katërt/ Presidenti Thaçi shkon sërish në

HOLANDË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të shkojë edhe sot për herë të fundit për t’u intervistuar nga  Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Për tri ditë rresht ai është intervistuar nga 6 orë, teksa të martën dhe të mërkurën, zgjodhi edhe të mos prononcohej për mediat.

Më 24 prill, Prokuroria ka paraqitur një aktakuzë për rreth 100 krime lufte kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe 9 luftëtarëve të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Edhe pse aktakuza ishte vendosur që në prill, më 24 qershor, pak para se Thaçi të mbërrinte në Uashington për takimin me përfaqësuesit e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në media u shpërnda lajmi për akuzat ndaj tij.

Thaçi, nuk ka pranuar të heqë dorë nga posti i tij dhe ka shkuar në Hagë si presidenti i vendit. Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni akuzat mbi hashim thaçin hagë hashim thaci akuzat mbi hashim thaçin hagë hashim thaci

Sondazh

Poll