Bota

Zgjedhjet/ Kutitë drejt fundit, është numëruar mbi 96%, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut fitojnë 33 deputetë

16 Korrik 2020, 05:38 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Kutitë drejt fundit, është numëruar mbi 96%,

MAQEDONI E VERIUT- Procesi i numërimit të votave në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar mbi 96 për qind të votave, nga të cilat shqiptarët kanë arritur që të dalin me 33 mandate.

Sipas mediave vendase, Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët 12, Partia Demokratike Shqiptare 1 mandat dhe Lëvizja BESA, e cila garoi në koalicion me LSDM, 4 mandate.

Ndërsa deri më tani drejton parita e Zoran Zaev, LSDM që deri më tani ka fituar 45 mandate, ndërsa VMRO ka marrë 44 mandate.

Zgjedhjet në Maqedoni janë të dytat pas atyre në Serbi që zhvillohen në kohë pandemie. Procesi i votimit ka zgjatur tre ditë pasi ishin ndarë fasha të veçanta për votim, duke shmangur kontaktet mes moshës së tretë dhe qytetarëve të tjerë. Ishte Zaev ai që e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, pas dështimit të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maqedoni e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut maqedoni e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll