Sport

Vetëm pak ditë pasi zyrtarizoi largimin nga Paderborn, Klaus Gjasula firmos me skuadrën e re

15 Korrik 2020, 16:56 Nga DOSJA
Vetëm pak ditë pasi zyrtarizoi largimin nga Paderborn, Klaus Gjasula

GJERMANI-Klaus Gjasula nuk ka vonuar shumë të gjejë skuadrën e re, pasi deklaroi largimin nga Paderborni ditën e djeshme. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, mesfushori i Kombëtares është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës së Hamburgut.

Një klub me histori në Gjermani i cili në vitet e fundit ka pasur disa probleme dhe tani militon në Bundesliga 2, me objektivin që është i qartë për vitin e ardhshëm, ngjitja në elitën e futbollit gjerman.

Gjasula shihet si një përforcim i rëndësishëm për Hamburgun, ku shpresojnë se më ndihmën e mesfushorit do ia dalin të ngjiten në Bundesligë sezonin tjetër. Kujtojmë se në të kaluarën për Hamburguan ka luajtur edhe një lojtar tjetër siç është Mërgim Mavraj.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjasula gjermani hamburg gjasula gjermani hamburg

Sondazh

Poll