Sport

A do të bëhen 5 zëvendësime në futboll edhe për sezonin tjetër? IFAB jep përgjigjen

15 Korrik 2020, 16:11 Nga DOSJA
A do të bëhen 5 zëvendësime në futboll edhe për

ZYRIH-Rregulli i 5 zëvendësimeve u miratua për të gjithë aktivitetet e sezonit futbollistik 2019-2020, por duke qenë se kalendari do të vijojë të jetë i ngjeshur edhe për sezonin e ardhshëm, IFAB (International Football Association Board) është mbledhur sot në Zyrih dhe ka vendosur ta lërë në fuqi edhe për një vit.

Kështu në komunikatën e shpërndarë sot për mediat, IFAB njoftoi se rregulli për kryerjen e 5 zëvendësimeve për ndeshje do të mbetet në fuqi deri më 31 korrik 2021, në të gjithë garat futbollistike.

Megjithatë tani mbetet në dorën e federatave të çdo vendi për të pranuar nëse do të aplikojnë këtë rregull, apo do të rikthehen menjëherë te 3 zëvendësimet për ndeshje, ashtu siç funksionon prej vitesh.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll ifab zyrih futboll ifab zyrih

Sondazh

Poll