Bota

Përfundon orari zyrtar i votimit në të gjithë Maqedoninë e Veriut, procesi kalon pa incidente

15 Korrik 2020, 19:09 Nga DOSJA
Përfundon orari zyrtar i votimit në të gjithë

MAQEDONI E VERIUT– Pas 14 orësh ka përfunduar edhe procesi i votimit në Maqesdoninë e Veriut.  Ora 21: 00 ka shënuar fundin  e procesit të votimit për zgjedhjet e dhjeta parlamentare në vend.

Siç shkruajnë edhe mediat vendase nga të dhënat e fundit të KSHZ-së, të publikuara për orën 19:00, dalja votuesve në zgjedhje është 45.77%. Të dhënat përfundimtare priten të kumtohen pas orës 21.30.

Ndërsa mësohet se deri në orën 20:40  gjithsejtë kanë votuar 922.678 qytetarë ose ndryshe 50.86 % e votuesve. Dalje më e madhe është regjistruar në njësinë e katërt zgjedhore kurse dalja më e ulët është regjistruar në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Njësia e Parë Zgjedhore 52.17%
Njësia e Dytë Zgjedhore 47.97%
Njësia e Tretë Zgjedhore 57 37%
Njësia e Katërt Zgjedhore 59.79%
Njësia e Pestë Zgjedhore 50.16%
Njësia e Gjashtë Zgjedhore 39.23%

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut kanë nisur prej ditës së hënë, ku së pari kanë votuar personat me COVID-19,  duke zgjatur kështu për 3 ditë. Sot po zhvillohet edhe raundi i fundit të zgjedhjeve, ku po voton edhe gjithë pjesa tjetër e popullsisë. Deri më tani ka votuar edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti si edhe Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev i cili tha se këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në maqedoninë e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Bota 15 Korrik 2020, 18:45

SICILI– Sicilia ditën e sotme është përballur me stuhi të forta. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se situata kaotike ka ndodhur në Palermo ku për shkak të stuh...