Bota

Incident në portin iranian, disa anije përfshihen nga zjarri, nuk raportohet për viktima

15 Korrik 2020, 19:05 Nga DOSJA
Incident në portin iranian, disa anije përfshihen nga zjarri, nuk

IRAN- Në portin e Bushehr të Iranit në Gjirin Persik, ditën e sotme disa anije janë përfshirë nga zjarri. Mësohet se zjarri ka përfshirë 7 anije. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja të cilat kanë publikuar një foto ku shihej tymi i zi që lëshohej në ajër derisa zjarrfikësit luftonin me flakën. Bëhet me dije se dëri më tani nuk është raportuar për viktima,

Javët e fundit kanë ndodhur disa incidente të tilla në të gjithë Iranin, ku zjarret kanë përfshirë zonat ushtarake.

Dy shpërthime tronditën kryeqytetin, Teheran, në fund të qershorit, një afër një lokacioni ushtarak dhe tjetri në një qendër shëndetësore. Nga ky incident mbetën të vrarë 19 njerëz. Një zjarr gjithashtu shpërtheu në objektin bërthamor Natanz më 2 korrik, thanë zyrtarët.

Organet e sigurisë në Iran thanë se shkaku i zjarrit të Natanz ishte përcaktuar, por për të do të njoftohej më vomë sakaq disa zyrtarë vendas pretendojnë se incidenti mund të ketë qenë pasojë e një sulmi në internet.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota iran iran

Sondazh

Poll

Bota 15 Korrik 2020, 18:45

SICILI– Sicilia ditën e sotme është përballur me stuhi të forta. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se situata kaotike ka ndodhur në Palermo ku për shkak të stuh...