Bota

Vrapon si e ‘çmendur’/ Panikoset ministrja franceze, harron maskën në makinë dhe mbulon fytyrën me duar

15 Korrik 2020, 18:16 Nga DOSJA
Vrapon si e ‘çmendur’/ Panikoset ministrja franceze, harron

FRANCË-Tashmë maska është bërë pjesë e njeriut. Kudo ku shkojmë pasi dalim nga shtëpia duhet ta kemi me vete.

Kjo pasi situata e vështirë e virusit ka detyruar shumë shtete që ta bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës.

Në një video të publikuar sëfundmi shihet sesi ministrja franceze e Industrisë, Agnès Pannier-Runacher është fotografuar e shqetësuar teksa vraponte pas makinës së saj për të marrë maskën, para se t’i bashkohej festimeve kombëtare të ditës së Bastijes.

Në momentin kur ajo zbriti nga  makina u kujtua që kishte harruar brenda saj maskën dhe nisi të vraponte pas makinës e shqetësuar.

Ndërkohë shihet që një prej zyrtarëve që ndodhej pranë i ka dhënë një maskë tjetër.

Kujtojmë se presidenti Macron ka bërë thirrje që bashkatdhetarët e tij që të vendosin maska sa herë të jetë e mundur kur janë në hapësira publike, madje edhe jashtë.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota agnès pannier-runacher koronavirusi ne france agnès pannier-runacher koronavirusi ne france

Sondazh

Poll