Bota

4 vjet nga tentativa për grusht shteti/ Erdogan: Kemi kapur 100 anëtarë të FETO-s, janë mbyllur qindra shkolla në botë

15 Korrik 2020, 19:00 Nga DOSJA
4 vjet nga tentativa për grusht shteti/ Erdogan: Kemi kapur 100

TURQI– Ditën e sotme janë bërë 4 vjet nga tentativa për grusht shteti në Turqi, ku një fraksion i Ushtrisë turke nisi atë që Turqia e konsideron “përpjekje të dështuar për puç.”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan gjatë një fjalimi me familjet e dëshmorëve të 15 korrikut, ka thënë se Turqia ka kapur mbi 100 anëtarë të arratisur të FETO-s jashtë vendit dhe i ka nxjerrë para drejtësisë.

“Ne gjetëm mbi 100 terroristë të arratisur të FETO-s në shpellat e tyre ku ata fshiheshin jashtë vendit dhe i dorëzuam para drejtësisë. Gjithashtu, 214 shkolla të lidhura me FETO-n në 18 shtete i janë dorëzuar Fondacionit Maarif ndërsa 36 vende të tjera kanë mbyllur shkollat e lidhura me organizatën terroriste.”– u shpreh lideri turk.

Kujtojmë se tentativën për grusht shteti kanë humbur jetën 251 njerëz dhe afro 2.200 u plagosën.

Burimi: startribune

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota feto rexhep tayyip erdogan turqi feto rexhep tayyip erdogan turqi

Sondazh

Poll

Bota 15 Korrik 2020, 18:45

SICILI– Sicilia ditën e sotme është përballur me stuhi të forta. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se situata kaotike ka ndodhur në Palermo ku për shkak të stuh...