Bota

15 Korrik 2020, 18:45 Nga DOSJA

SICILI– Sicilia ditën e sotme është përballur me stuhi të forta. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se situata kaotike ka ndodhur në Palermo ku për shkak të stuhive të forta qyteti është përmbytur e si pasojë kanë humbur jetën dy persona ndërrsa dy fëmijë ndodhen  të shruar në spital për hipotermi. Mësohet se Palermo ditën e sotme kishte festën e Santa Rosalia, zonja e qytetit.

Mediat vendase kanë raportuar se në disa nënkalime të rajonit sicilian, shoferët u bllokuan, braktisën makinat dhe shpëtuan duke notuar. Shiu ra intensivisht për rreth tre orë ku gjatë gjithë kohës ka pasur edhe ndërhurje të zjarrëfikësve

Stuhia e dhunshme  përveç Palermos ka goditur  dhe disa qytete të provincës që në orët e para të pasdites së sotme.

Skena paniku pati edhe përgjatë unazës së qytetit ku  njerëzit braktisnin makinat e tyre dhe notonin për të dalë nga rruga. Një vajzë mbeti e mbërthyer në makinën e saj në rrugën “Imera” dhe u desh ndërhyrja e zhytësve të zjarrfikësve për ta shpëtuar atë. Kishte dhe nga ata që ironizonin me situatën dhe COVID-19 duke thënë se ai tashmë është zhdukur.

Stacioni i motit të Observatorit Astronomik ka regjistruar deri më tani 79.4 mm, një rekord i ri për muajin korrik në Palermo nga 1797 deri sot.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota stuhi ne sicili stuhi ne sicili

Sondazh

Poll