Bota

Ditë e zezë në Kosovë/ Një tjetër viktimë nga Covid-19, shkon në 115 numri total i të vdekurëve

15 Korrik 2020, 18:40 Nga DOSJA
Ditë e zezë në Kosovë/ Një tjetër viktimë nga

KOSOVË– Një tjetër viktimë është shënuar pasditen e mërkurës në Kosovë si shkak i koronavirusit, duke e çuar në 115 numrin e personave që kaënë humbur jetën.

Sipas mediave vendase  është bërë me dije se viktima është nga Skënderaj. Ky lajm është bërë me dije nga kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku në një postimin në rrjetin social Facebook.

Ndërsa vetëm pak orë më parë vdiqën edhe dy pacientë të tjerë me Covid-19 në spitalin e Ferizajt.

“Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi. Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz. Ngushëllimet më të thella për familjen Rushiti por edhe për të gjitha familjet të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga virusi Korona. Gjatë këtyre ditëve duhet të jemi të disiplinuar duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK-së për të bartur maska, duke ruajtur distancën e pastërtinë. SL”- ka shkruar Lushtaku.

Deri më tani në Kosovë që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë kanë vdekur 115 persona të infktuar.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove sami lushtaku koronavirusi ne kosove sami lushtaku

Sondazh

Poll