Bota

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ KSHZ: Deri në orën 19:00 kanë voruar 45.77 % e votuesve

15 Korrik 2020, 18:32 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ KSHZ: Deri në orën 19:00

MAQEDONI E VERIUT-  Kanë kaluar më shumë se 12 orë që prej nisjes së votimeve ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut,  ndërsa pritet të mbyllen në orën 21:00.

Sipas mediave vendase mësohet se deri në orën 19:00, gjithsej kanë votuar 830.370 qytetarë ose ndryshe 45.77 % votuesve.

Ndërkohë nga përllogaritjet sipas njësive mësohet se pjesëmarrja më e madhe është regjistruar në njësinë e katërt zgjedhore, ndërsa pjesmarrja më e ulët është regjistruar në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Njësia e Parë Zgjedhore 47.4% Makedonski Brod

Njësia e Dytë Zgjedhore 43.04% Butel

Njësia e Tretë Zgjedhore 51.52% Berovë

Njësia e Katërt Zgjedhore 53.44%

Njësia e Pestë Zgjedhore 44.89%

Njësia e Gjashtë Zgjedhore 35.49%

Sipas Njësive Zgjedhore, komunat me dalje më të madhe janë:

47.4% – Makedonski Brod

43.4% – Butel

51.52% – Berovë

53.24% – Gjevgjeli

44.89% – Vevçani

35.49% – Bërvenicë

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut kanë nisur prej ditës së hënë, ku së pari kanë votuar personat me COVID-19,  duke zgjatur kështu për 3 ditë. Sot po zhvillohet edhe raundi i fundit të zgjedhjeve, ku po voton edhe gjithë pjesa tjetër e popullsisë. Deri më tani ka votuar edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti si edhe Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev i cili tha se këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet në maqedoninë e veriut zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll