Përplasja në kufi mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, vritet një gjeneral
15 Korrik 2020, 18:29Nga DOSJA
ARMENI– Shtatë ushtarë të Azerbajxhanit, përfhishirë një general dhe katër ushtarë të Armenisë janë vrarë ditën e djeshme gjatë një përleshje kufitare.
Të dy vendet ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në prishjen e tij në vitet 1990. Asokohe ata bënë një luftë të përgjakshme mbi një territor malor dhe mosmarrveshja mes tyre mbetet ende e pazgjidhur. Në total, 16 njerëz janë vrarë prej se ka nisur shkëmbimi i zjarrit në pjesën veriore të kufirit.
Dy vendet kanë qenë në konflikt për rajonin e shkëputur të Azerbajxhanit, Nagorno Karabak, për vite me radhë. Të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për granatimin e zonave civile në kufi. Por, përplasjet e fundit janë larg Nagorno Karabakut dhe direkt midis dy vendeve gjë që ndodh rrallë.
Presidenti i Azebajxhanit, Ilham Aliyev, tha se “udhëheqja politike dhe ushtarake e Armenisë do ta mbajë gjithë përgjegjësinë për provokimin”.
Kryeministri armen, Nikol Pashianin, e akuzoi Azerbajxhanin për “provokime” dhe tha se ato nuk do të kalojnë pa përgjigje.
Ndëkohë Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë bërë thirrje për përmbajtje. Dmitry Peskov, zëdhënësi i Presidentit rus Vladimir Putin, tha se Rusia ishte “thellësisht e shqetësuar” për shpërthimin e dhunës dhe ishte e gatshme të ndërmjetësonte.
“Ne i nxisim të dy palët të tregojnë përmbajtje dhe të zbatojnë detyrimet e tyre nën armëpushimin.“- tha ai.
“Një deklaratë e departamentit të shtetit të SHBA tha se vendi “dënon dhunën përgjatë kufirit ndërkombëtar Armeni-Azerbajxhan dhe u bën thirrje të dy palëve të ndalojnë luftimet dhe t’i përmbahen armëpushimit.” Thuhet ne deklaratën e SHBA-së.
Nagorno Karabaku, i banuar me shumicë armene, ka shpallur pavarësinë nga Azerbajxhani në mes të luftës së viteve 1988-1994, e cila ka marrë mbi 30,000 jetë njerëzish.
Që nga viti 1994, ai është nën kontrollon e forcave etnike armene, që Azerbajxhani thotë se përfshijnë trupat e furnizuara nga Armenia. Pretendimi i rajonit për pavarësi nuk është njohur nga asnjë vend.
FRANCË-Tashmë maska është bërë pjesë e njeriut. Kudo ku shkojmë pasi dalim nga shtëpia duhet ta kemi me vete.Kjo pasi situata e vështirë e virusit ka detyr...
Ditët e fundit, presidenti i SHBA-së Donald Trump së bashku me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson janë parë për herë të parë duke mbajtur mask...
SHBA– Presidenti Donald Trump nënshkroi të martën një ligj për sanksione ndaj zyrtarëve kinezë që kanë minuar autonominë e Hong Kongut si dhe një urdhër e...
RUSI– Të paktën 156 viktima dhe 6.400 raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar nga autoritet shëndetësore në Rusi në 24 orët e fundit duke bërë që vendi të num...
KOSOVË– Gjendja e koronavirusit në Kosovë është përkeqësuar shumë. Deri më tani numërohen 114 viktima nga koronavirusi ndërsa situata sa vjen dhe po përke...
MAQEDONI E VERIUT- Numri i viktimave dhe i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut në krahasim me ditët e tjera ditën e sotme ka rënë.Sipas autorit...
BRITANI- Boris Johnson është angazhuar për herë të parë në një “hetim të pavarur” për pandeminë koronavirus. Ai më parë ka refuzuar thirrjet për një hetim të pa...
HOLANDË– Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është intervistuar për të tretën ditë rradhazi për 6 orë në Prokurorinë Speciale në Hagë.Edhe ditën e sot...
SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha ditën e sotme se Shtetet e Bashkuara do të vendosin kufizime vizash për kompani kineze si Huawei Techno...