Bota

Të lodhur e të rraskapitur bëjnë “shqiponjën” me duar/ Qytetari publikon pamjet brenda Klinikës Infektive në Kosovë:

15 Korrik 2020, 17:11 Nga DOSJA
Të lodhur e të rraskapitur bëjnë

KOSOVË– Gjendja e koronavirusit në Kosovë  është përkeqësuar shumë. Deri më tani numërohen 114 viktima nga koronavirusi ndërsa situata sa vjen dhe po përkeqësohet.

Së fundmi një qytetar ka publikuar disa fotografi të mjekëve në Klinikën Infektive të QKUK-së, ku shihen mjekët e Klinikës Infektive, të lodhur e të djersitur, gjatë orarit të punës

Pavarësisht lodhjes mjekët e QKUK-së po vazhdojnë të jenë në shërbimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Postimi i Plotë: 

Të dashtun miq, Këto fotot më posht nuk janë nga Italia e muajit Mars, këto janë bërë këtë javë në Klinikën Infektive në QKUK. Janë bërë nga një i afërm i imi që punon aty dhe dëshiron të mbetet anonim. Këto foto tregojnë tmerrin që mjekët tanë kalojnë qdo ditë, 12 orë në ditë. Të ndjersitur e të rraskapitur, ata nuk ndalen.
Ndërkohë, jasht atyre mureve, ende 30% e popullatës mendon që Covid-19 nuk egziston. Dhe se krejt kjo është ‘konspiracion i forcave të mëdha’.
Është marre me jetu në një shoqni të tillë, në një mentalitet të tillë kolektiv.
Mundemi me kërku fajtorin tan ditën, ai jemi ne si shoqni. Sikur edhe Superman-in t’a kishim lider, asgjë nuk kish me ndryshu.
Ne emrin tonë foli Labi, që pa dyshim është produkt i yni.
#skavirus
#bravoLab
Marre!

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll