Bota

“Lufta” me Covid-19/ Italia aplikon masa të reja kufizimesh për frenimin e koronavirusit

15 Korrik 2020, 12:35 Nga DOSJA
“Lufta” me Covid-19/ Italia aplikon masa të reja

ITALI– Koronavirusi ka goditur rëndë Italinë që prej fillimit të shpërthimit, ndërsa tashmë duket se situata është disi më e qetësuar. Së fundmi nga mediat vendase është mësuar se  qeveria italiane po planifikon që të vendosë disa masa për të kufizuar përhapjen e koronavirusit të paktën deri në fund të korrikut, përfshirë përdorimin e maskave në vendet publike.

Ky lajm është bërë me dije nga Ministri i Shëndetësisë në Itali Roberto Speranza, i cili ka theksuar në parlament se njerëzit duhet të vijojnë të mbajnë maska në bare, restorante, dyqane, autobusë dhe trena.

Gjithashtu distanca sociale është një ndër masat që padyshim do të vazhdojë të respektohet.

Ndalimet e hyrjes mbeten në fuqi për shumë vende jashtë BE-së, ose në të kundërt duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë.

Speranza u tha ligjvënësve se ekziston një “rrezik i importit të virusit nga jashtë”, dhe kjo është arsyeja pse kontrollet e rrepta duhet të mbeten në aeroporte, porte dhe anije migruese.

Deri më tani Italia ka regjistruar mbi 243.000 raste të personave të infektuar nga koronavirusi  që nga muaji shkurt, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 34,984.

Burimi: Corriere.it

A.D/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali roberto speranz koronavirusi ne itali roberto speranz

Sondazh

Poll