Bota

Pandemia e koronavirusit: Si u “godit” kaq keq Florida nga Covid-19? Cilat ishin gabimet që kushtuan shtrenjtë?

15 Korrik 2020, 06:17 Nga DOSJA
Pandemia e koronavirusit: Si u “godit” kaq keq Florida nga Covid-19?

SHBA– Florida është kthyer në epiqendrën e infektimeve të pandemisë së koronavirusit në Amerikën e Veriut. Temperaturat rriten dita-ditës por sërish kurba e infektimeve nuk është ulur. Më 12 korrik, shteti theu rekordin kombëtar duke raportuar 15.300 raste në një ditë të vetme.

Një analizë e Reuters se përse Florida u bë vendi i katërt në botë për shumicën e rasteve të reja brenda një dite. Kritikët thonë se numri i vdekjeve është ndoshta më i lartë, pasi Florida edhe pacientët që ndërrojnë jetë dhe dyshohet se janë të infektuar nga pandemia, i cilëson si të prekur nga COVID-19. Por së bashku me Teksasin dhe Arizonën, shteti është bërë shpejt një nga rajonet me rritjen e shifrave më të larta në vend. Tani, vendi ka më shumë se 287,000 raste.

Në muajin maj dhe qershor, guvernatori Ron DeSantis vendosi që të lironte masat dke marrë parasysh edhe rënien që kishte pësuar kurba gjatë karantinës. Por mungesa e testimeve; shtimi i të prekturve asimptomatikë dhe protestat kundër pabarazisë racore,  përkeqësuan situatën duke shënuar rekorde botërore.

Tani sytë janë “kthyer” nga stafet e spitaleve, të cilat janë të tejmbushur me pacientë.
Shtetet e Bashkuara kishin filluar të rritnin kapacitetet e testimit, por kërkesa e madhe po mbingarkon laboratorët në Florida dhe në mbarë vendin.

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota florida koronavirusi ne florida koronavirusi ne shba florida koronavirusi ne florida koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll