Bota

Kompania “Moderna” jep lajmin e shumëpritur: Përfundon me rezultate pozitive faza e tretë e vaksinës që lufton Covid-19

15 Korrik 2020, 10:56 Nga DOSJA
Kompania “Moderna” jep lajmin e shumëpritur: Përfundon me

SHBA– Një vaksinë që lufton Covid-19 është krijuar nga ndërmarrja e bioteknologjisë “Moderna” në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë. Në fazën e parë të provës, te të gjithë vullnetarët që morën pjesë është zbuluar se ka dhënë efekt. Rezultatet e hershme të vaksinës, janë botuar në “New England Journal of Medicine” ditën e martë, dhe kanë treguar se vaksina funksionon.

Ajo shkakton efekte anësore të lehta, si lodhje, të dridhura, dhimbje koke, dhimbje muskulare dhe dhimbje në vendin ku bëhet vaksina. Sipas CNN, “Moderna” ka lajmëruar se nëse gjithçka shkon mirë në studimet në fazat e tjera, kompania do e vërë në dispozicion vaksinën së shpejti.

“Nëse gjithçka ecën në rrugën e duhur kompania do jetë në gjendje të japë afërsisht 500 milion doza në vit dhe ndoshta deri në 1 miliard doza në vit, duke filluar në vitin 2021,“- ka njoftuar kompania ditën e djeshme.

Dr.Lisa Jackson, një hetuese e lartë në Institutin e Kërkimeve Shkëndetësore “Kaiser Permanente Ëashington” në Seattle, e cila ishte e përshirë në studim ka thënë se faza e parë ishte një provë për të parë sigurinë dhe më pas të shikohet përgjigja imune e trupit.

“Në studimin e Fazës 1, qëllimi ishte të shikojmë sigurinë dhe më pas të shikojmë përgjigjet imune.Ne mendojmë se përgjigjet imune mund të duken premtuese, por ne nuk e dimë nëse nivelet që ne po shohim do të mbronin vërtet nga infeksioni. Është me të vërtetë e vështirë të dihet tani , përgjigjen mund ta marrim kur të bëjm  provën aktuale të efikasitetit,”– ka thënë Dr. Lisa Jackson.

“Moderna” do të fillojë studimet e fazës së tretë, të vaksinës kundër COVID-19,  në Shtete e Bashkuara në datën 27 korrik. Në fazën e parë u provua te një numër i vogël njerëzish dhe u pa nëse vaksina është e sigurtë dhe sjellë përgjigje imune. Aty u përfshin 45 të rritur, të moshës 18 deri 55 vjeç, të cilët morën dy vaksina.

Vullnetarët u ndanë në grupe ku  morën vaksinën në një dozë 25, 100 ose 250 mikrogramë. Ata morën vaksinimin e tyre të parë në datën 16 Marsit dhe 14 Prillit.

Lloji i parë i dozës siguron  një sistemin imunitar, ky është  fillimi. Kështu që kur të provojnë përsëri të njëjtën gjë, ka një ndikim përforcues. Kështu që ne nuk menduam se një vaksinim do të ishte e mjaftueshëm për të marrë nivelin e përgjigjes që donim të shihnim,”– ka thënë Dr. Jackson

Pas vaksinimit të parë, efekte anësore patën pesë pjesëmarrës në grupin e personave që bënë vaksinë 25 miligramësh, 10 në grupin 100 miligramë dhe tetë në grupin prej 250 miligramësh.

Ngjarjet më të shpeshta anësore të raportuara pas vaksinimit të dytë në dozën 100 mikrogramë ishin lodhja  80%,  të dridhura 80%; dhimbje koke 60%  dhe dhimbje të muskujve 53%, të gjitha ishin të përkohshme dhe të lehta,”– është thënë në njoftimin për shtyp nga kompnia  “Moderna”.

Të dhënat e studimit treguan gjithashtu se vaksina shkaktonte një përgjigje të antitrupave. Antitrupat janë proteinat që trupi i krijon për të luftuar infeksionin. Në mënyrë të veçantë, të gjithë pjesëmarrësit zhvilluan antitrupa neutralizues ndaj virusit në nivele të ngjashme me ato që shihen te njerëzit që janë shëruar natyrshëm nga Covid-19, sipas studimit. Antitrupat neutralizues lidhen me virusin, duke e bërë të pamundur atë të sulmojë qelizat njerëzore.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote moderna vaksina ndaj covid19 koronavirusi ne bote moderna vaksina ndaj covid19

Sondazh

Poll