Bota

Mbi 582 mijë viktima dhe 13 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë/ Meksika nuk gjen qetësi, 836 raste të reja në 24

15 Korrik 2020, 12:22 Nga DOSJA
Mbi 582 mijë viktima dhe 13 milionë të infektuar nga Covid-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,547,413 të infektuar dhe janë shënuar 139,174 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 36,327, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 836 pacientë me Covid-19.

Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 74,336 viktima dhe mbi 1.9 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në  24 orët e fundit janë raportuar mbi 6,422 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 11.770.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,611 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 6  raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,984 viktima dhe në Francë 30,029, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,409.

Në Australi situata është teje e rënduar pasi rastet e reja janë shtuar masivisht ditët e fundit, duke bërë që disa zona të izolohen sërish. India po përballet sërish me një situatë të vështirë të virusit, ku tashmë me rritjen e rasteve të reja është bërë vendi i 3 në botë më i goditur në botë. Ndërkohë me të njëjtin problem po përballet edhe Viktoria në Australi, duke mbyllur kufirin si shkak i shpërthimit të rasteve të reja. Së fundmi Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara lidhur me trajtimin e koronavirusit.

Burimi:  TheGuardian

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll