Anulohet VENDIMI/ Ja ç’vendosi administrata Trump për studentët e huaj në SHBA
15 Korrik 2020, 07:12Nga DOSJA
Administrata Trump ka anuluar përpjekjet për të kthyer në vendet e tyre studentët e huaj që vitin e ardhshëm shkollor mund të jenë të detyruar të ndjekin studimet përmes internetit si rezultat i pandemisë.
Të martën administrata anulloi vendimin e një jave më parë. Gjykatësja federale në Masaçusets, Allison Burroughs tha se ishte arritur një zgjidhje mes autoriteteve amerikane dhe Universitetit Harvard e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, MIT, të cilët kishin ngritur padi kundër administratës Trump lidhur me politikën për dëbimet e studentëve të huaj. Sipas gjykatëses, marrëveshja anulon rregulloren e re dhe kthen status kuonë.
Universitetet ngritën padi me argumentin se rregulloret e reja ishin të paligjshme pasi ndikonin negativisht në institucionet arsimore.
Më shumë se 1 milion studentë të huaj ndjekin studimet në SHBA dhe shumë institucione të arsimit të lartë mbështeten financiarisht në të ardhurat nga këta student, të cilët në shumë raste paguajnë koston e plotë.
Rregullorja e anuluar u argumentuar nga autoritetet si reagim ndaj koronavirusit, që kishte detyruar ndalimin e mësimit në mjedise shkollore. Autoritetet federale thanë se kjo e bënte të nevojshme largimin e studentëve nga SHBA dhe vazhdimin e mësimit në vendet e tyre online.
SHBA– Florida është kthyer në epiqendrën e infektimeve të pandemisë së koronavirusit në Amerikën e Veriut. Temperaturat rriten dita-ditës por sërish kurba...
Një pjesëtar kryesor i ekipit të Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirusit hodhi poshtë një aludim të Presidentit Donald Trump se mjekët në institucionet federale...
Një politikan katalanas ka akuzuar qeverinë spanjolle për përgjim në celularin e tij. Roger Torrent kryetari i parlamentit Katalanas, e ka deklaruar këtë pasi ...
SHBA-Pasagjerët që ishin në një fluturim të linjës ajrore “Alaska Airlines” në ShBA janë tmerruar pasi brenda avionit ka ndodhur një situatë e pakëndëshme e cil...
SHBA- Gjykata amerikane ka hedhur poshtë propozimin prej 18.9 milion dollarëve e amerikan për çështjen e përdhunuesit Harvey Weinstein. Ky fond do të s...
SHBA – Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se ish- presidenti amerikan Barack Obama nuk e ka realizuar testin e Covid-19.Sipas tij Biden dhe Obama n...
SHBA– Administrata Trump ka hequr dorë nga politika e saj që do t’i ndalojë studentët ndërkombëtarë që marrin kurse online duke qëndruar në SHBA.Lajmin e ka bë...
TIRANË– Nuk po flasim vetëm për trupat tanë ose aspektet specifike të jetës sonë, por kryesisht për mjedisin tonë dhe botës ku jetojmë. Nga vendet ku kemi ...