Bota

Parregullsi gjatë procesit zgjedhor/ Tërhoqi çantën e anëtares së Komisionit Zgjedhor, arrestohet 47-vjeçari në Shkup

15 Korrik 2020, 12:09 Nga DOSJA
Parregullsi gjatë procesit zgjedhor/ Tërhoqi çantën e

MAQEDONI E VERIUT– Ditën e sotme Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Toni Angellovski ka njoftuar se gjatë hapjes së qendrave të votimit deri më  tani është regjistruar një shkelje e rendit dhe qetësisë në Shkup, shkruajnë mediat vendase.

Sipas deklaratës së Angellovskit, bëhet fjalë për një incident që ka ndodhur tek Shkolla Fillore “Petar Pop Arsov”, kur 47-vjeçari me iniciale V.Sh. ka nisur një zënkë me përfaqësuesit e Këshillit zgjedhor, ku në një moment ka tërhequr çantën e anëtares së këtij komisioni zgjedhor.

Gjithashtu është njoftuar se shtetasi V.Sh. ka fotografuar me celular hapësirën e qendrës së votimit. E për këto shkaqe ai është vënë nën pranga nga policia maqedonase.

Ndërkohë më tej sa i përket kësaj çështje Angellovski shtoi se në vendvotimet tjera procesi zhvillohet pa pengesa, qetë, respektohen protokollet për votim.

Ai theksoi se në MPB janë paraqitur disa parregullsi tjera si agjitacion, sjellje votuesish në vendvotim si dhe disa raportime për ofrim parash për vota.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut kanë nisur prej ditës së hënë, ku së pari kanë votuar personat me COVID-19,  duke zgjatur kështu për 3 ditë. Sot po zhvillohet edhe raundi i fundit të zgjedhjeve, ku po voton edhe gjithë pjesa tjetër e popullsisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni toni angellovski zgjedhjet në maqedoni toni angellovski zgjedhjet në maqedoni

Sondazh

Poll