Bota

“Nëna juaj”/ Fushata e frikshme, shikoni si shpërndahen nëpër shtylla ‘njoftimet e vdekjes’ për ata që nuk vendosi

15 Korrik 2020, 08:07 Nga DOSJA
“Nëna juaj”/ Fushata e frikshme, shikoni si shpërndahen

KOSOVË– Rëndimi i situatës dhe rritja e numrit të të infektuarve ka bërë që në Kosovë të përhapet një fushatë që po u fut frikën qytetarëve. Në shumë shtylla elektrike, ashtu siç vendosen njoftimet e vdekjesve, kanë nisur të ngjiten disa fletushka paralajmëruese.

Mbi to shkruhet një mesazh që supozohet se do t’i bëjë qytetarët të vendosin maska dhe të ndërgjegjësohen për rrezikun që sjell Covid-19.

NJOFTIM. Nëna juaj. Fotografia e tyre do të jetë këtu sepse nuk keni veshur maskën tuaj për të shpëtuar vetën dhe të tjerët,”– shkruhet mbi fletushkë, ndërkohë që krahas saj është vendosur edhe një siluetë gruaje.

Ende nuk dihet ende se kush qëndron pas vendosjes së këtyre njoftimeve.

Kosova është një ndër vendet më të prekura nga virusi ditët e fundit ku është parë një rritje e ndjeshme e rasteve me Covid-19. Numri total i rasteve pozitive është 5.118 ndërsa 108 persona kanë humbur jetën. Deri më sot janë shëruar 2.370 persona të infektuar, kurse aktualisht aktivë janë 2640 të tjerë.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fushata me fletushka kosove fushata me fletushka kosove

Sondazh

Poll