Politike

Populli zgjedh vetëm 36 deputetë? Rama: Jam dakord me llogarinë, por njerëzit kanë një pjesë… Kodi i ka të gjithë të

15 Korrik 2020, 12:26 Nga DOSJA
Populli zgjedh vetëm 36 deputetë? Rama: Jam dakord me llogarinë,

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se hapja e listave është pjesore, dhe ndryshon procesin. I pyetur për përllogaritjen finale, Rama e pranoi se në fakt edhe ai ashtu e mendon se sa deputetë merr Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, por në nisje të gjithë janë të barabartë.

Pyetje: Ju flisni për hapje listash, por në fakt, me 1/3 e secilës nga 140 deputetë, qytetarëve ju ngelen vetëm 36 deputetë për të zgjedhur nga listat e hapura. Është kjo hapje?

Edi Rama: Ne kemi vënë një tavan, por kjo nuk do të thotë se listat mund të jenë 100% të hapura, por duke garantuar përfaqësimin gjinor. Shqipëria e sotme s’është Finlanda, Gjermania, Holanda. Ky është mendimi im, dhe i evolueshëm, që më pas reflektohet edhe në Kodin Zgjedhor. Fleksibiliteti në Kodin është i madh, mund t’a çojnë edhe në 100. Kushtetuta do e thotë 2/3, jo më pak. Faleminderit që nga llogaria del që PS iu jep njerëzve të zgjedhin një pjesë të vetën. Jam dakord me ju, kaq del. Por Kodi s’bëhet për PS e PD, se të gjithë janë të barabartë në start. Myslym Murrizi mund të fitojë. Kodin mund të vazhdojnë ta diskutojnë këtu janë, edhe Lulzim Basha, nëse është këtu ose kryeministër, ose kush është këtu në vendin tim që do të flasë. Në fakt, kështu është llogaria siç thatë ju.

Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve listat e hapura edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve listat e hapura

Sondazh

Poll