Politike

Rama i gatshëm për takim me Bashën: Eja të flasim se nuk përhapen zëra për komunikim, thonë se Opozita fiton në mbledhj

15 Korrik 2020, 12:19 Nga DOSJA
Rama i gatshëm për takim me Bashën: Eja të flasim se nuk

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka dhënë disa këshilla Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në konferencën që mbajti për gazetarët, i pyetur nëse është i gatshëm për takim me Opozitën jashtëparlamentare, Rama tha se po. Kryeministri shtoi se nëse ai do të ishte në vend të Bashës, do të kërkonte shumë herë takim dhe nuk do të ndale. 

Pjesë nga biseda

Pyetje: A do takoheni me Opozitën për ndryshimet duke qenë ke kërkon ehde reflektim në Kod?

Edi Rama: Nëse unë do të isha Lulzim Basha, do të isha në vijimësi i interesuar për dialog e marrëveshje. E them këtë sepse kam qenë aty ku është Basha. Kur isha në krye të Opozitës, i kam shkruar më shumë se një herë kryeministrit të asaj kohe, që dua të takohemi. Është gjithmonë kryeministri problemi dhe jo kreu i Opozitës. Thuhet se Opozita fiton më shumë kur takohet. Unë s’e kam problem. Luli e ka problem. Mendon se shpërndahen zërat se komunikon me ne. nuk shpërndahen kështu zërat. Do takohemi. Normal. Ndoshta nuk biem për të gjitha dakort. Pse me frëngji bëhet kjo gjë. Si puna e atij që lanë tek Teatri dhe e zuri gjumi.

Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 15 Korrik 2020, 11:21

TIRANË: Kryeministri Edi Rama u shpreh i zhgënjyer për deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët një ditë më parë u pozicionuan kundër ndryshimeve kushtetuese...