Politike

Ndalimi i koalicioneve, ambasadori Soreca ultimatum Ramës: Votoni 5-qershorin, s’ka datë negociatash pa marrëveshjen e Zgje

15 Korrik 2020, 10:27 Nga DOSJA
Ndalimi i koalicioneve, ambasadori Soreca ultimatum Ramës: Votoni

VLORË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca i ka dërguar një mesazh të qartë Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, se ndryshimet Kushtetuese, të propozuara nga opozita e re, dhe të mbështetura nga maxhoranca, nuk mbështeten tek rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Nga qyteti bregdetar ku ndodhej për të vizituar dhe parë nga afër një sërë investimesh të Bashkimit Evropian, Soreca tha se unioni po pret miratimin pa vonesa të marrëveshjes së miratuar me konsesus nga të gjitha palët në 5 qershor.

Ambasadori shkoi edhe më tej kur tha se në rast se palët nuk ecin përpara me Reformën Zgjedhore, atëherë nuk ka për të patur një datë fikse për konferencën e parë, ku ekipi shqiptar do të ulet me ndërmjetësuesit e Bashkimit për të diskutuar mbi procesin.

“Kemi parë propozime shtesë që s’janë pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Palët të vazhdojnë dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese. BE ka mirëpritur marrëveshjen e 5-qershorit dhe pret të miratohet. Ajo është kusht kyç për anëtarsimin dhe duhet përmbushur patjetër. Reforma Zgjedhore është pikë kyçe për hapjen e negociatave. Pa këtë kusht nuk mund të fillojë konferenca e parë. Ne e njohim rolin e parlamentit në lidhje me reformën zgjedhore. Marrëveshja parashikon edhe krijimin e një komisioni qëndror. Janë bërë edhe propozime shtesë, nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE. Por pa këtë kusht Shqipëria nuk fillon dot konferencën e parë qeveritare dhe duhet të bëhet patjetër,”-tha Soreca në Kaninë të Vlorës.

Ndërsa i pyetur nëse qeveria Rama është konsultuar me Bashkimin Europian për projektligjin e amnistrisë fiskale, Soreca u përgjigj negativisht.

“Nuk është konsultuar me ne. Më është thënë që po diskutohet, qëndrimi ynë është që po e shqyrtojmë këtë projektligj. Për momentin ende po punojmë,“-u shpreh ai.

Ambasadori Luigi Soreca është ndërkombëtari i radhës që i del kundër hapur dhe kërcënon me procesin e negociatave qeverinë shqiptare. Dje ishte Johann Ëadephul, kreu i grupit parlamentar të CDU-CSU-së, që bëri me dije se minimi i marrëveshjes së 5-qershorit, cënon procesin e negociatave. Por deri më tani, socialistët nuk janë tërhequr nga propozimi i opozitës së re. Ligjet miratuan dje paketën me ndryshime Kushtetutese, ku përfshihet heqja e koalicioneve dhe hapja pjesore e listave të kandidatëve për deputetë, ndërsa pragun elektoral iu ra në dorë Kodit Zgjedhor.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca ndalimi i koalicioneve luigi soreca ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll