Politike

Rama: S’ndalojmë koalicionet, por do i moderojmë… Wadephul ishte zhgënjyes, jemi vend sovran! Gati të takohem me Bashën

15 Korrik 2020, 10:05 Nga DOSJA
Rama: S’ndalojmë koalicionet, por do i moderojmë…

TIRANË “Opozita jo-parlamentare dhe presidenciale“, kështu i etiketoi kryeministri Edi Rama kreun e opozitës Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta, pas takimit që të dy patën në presidencë. Rama doli në një konferencë me gazetarët i shoqëruar nga Taulant Balla, për të sqaruar sipas tij, faktin se koalicionet nuk ndalohen. Ai u pyet që në nisje të bashkëbisedimit, për deklaratën e kreut të grupit parlamentar të CDU-CSU, Johann Wadephul. “I njëanshëm, zhgënjyes dhe joetik”, kështu iu referua Rama, njërit prej politikanëve më të rëndësishëm në Evropë, teksa më tej tha se Budestagu i vuri kusht Shqipërisë, një reformë Zgjedhore të pranuar nga të gjitha palët, e jo kënaqjen personale të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryeministri sqaroi se koalicionet nuk do të ndalohen, ndërsa nuk dha detaje sesi do të jetë moderimi i tyre.

Koalicionet as nuk ndalohen as nuk mund të ndalohen. Ato thjesht do të jenë si në çdo vend të Evropës, ku partitë kanë të drejtën të grupohen me kandidatët e tyre. Siç bën CDU me të motrën e vetë CSU.”,-tha Rama, ndërsa në draftin që u miratua dje në Kuvend, pika 1 e nenit 68, ku thuhet se kandidatët dalin nga parti dhe koalicione zgjedhore, togfjalëshi koalicione u “zhduk”. 

Për disa herë me radhë i kujtoi presidentit Ilir Meta, faktin se nuk është etike të sulmojë Kuvendin, ndërsa ndërkombëtarëve iu solli në kujtesë sovranitetin e Shqipërisë. Rama tha se vendi është shtet sovran dhe ka fuqi për të vendosur, e aq më tepër që opozita u largua dhe s’ka të drejtë të vendosë me votë në Kuvend.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama marreveshja e 5 qershorit ndalimi i koalicioneve edi rama marreveshja e 5 qershorit ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll

Politike 15 Korrik 2020, 08:50

BIRN u ul për të biseduar me John Bolton të premten, më 10 korrik, pas publikimit të librit të tij shpërthyes në fund të qershorit “Dhoma në të cilën ndodhi” që...