Politike

ZBARDHEN detaje nga ‘dyert’ e mbyllura, Meta sinjal Ramës: Mos bëni aventura. Këshilla për Bashën: Qëndrojini besnik 5

15 Korrik 2020, 09:45 Nga DOSJA
ZBARDHEN detaje nga ‘dyert’ e mbyllura, Meta sinjal Ramës: Mos

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga takimi mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe presidentit Ilir Meta. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Meta në fjalën e tij ka marrë si shembull zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut duke u shprehur se procesi është diçka pozitive dhe duhet parë me reflektim nga Shqipëria.

Në fjalën e tij, Meta po ashtu e ka falenderuar kreun e PD-së për bashkëpunimin gjatë periudhës së pandemisë dhe më pas ka kërkuar që opozita t’i qëndrojë me besnikëri marrëveshjes së firmosur më 5 qershor sipas sidomos kur sipas tij ka përpjekje për të cënuar rëndë Kushtetutën.

Keni rol të rëndësishëm me qetësi dhe pëgjegjshmërinë tuaj për të bashkëpunuar edhe me partnerët Europian dhe botën demokratike se e kam theksuar se gjatë tensioneve artificial në vendin tonë se konfliktet në Shqipëri nuk janë të rastësishme sa here ka zhvillime në rajon…jini të vetëpërmbajtur. E rëndësishme të mos bëjmë aventurë me Kushtetutën dhe kjo është arsyeja e kërkesës për takim pas kërkesës tuaj para dy ditësh ku parashtruan shqetësimet e tuaja dhe ato që na bashkojnë sot janë kushtetuta dhe integrimi Europian. Kurrë nuk është dëgjuar të mohohet një marrëveshje pa u tharë boja.”– mësohet të jetë shprehur Meta.

Ndërsa Basha mësohet se ka deklaruar se qeveria me dy akte të paprecedentë po përpiqen që të thyejnë një marrëveshje që ka marrë bekimin e ndërkombëtarëve.

Duke u fshehur pas një numër deputetësh të ashtuquajtur parlamentare kryeministri ka vendosur të hedhë në kosh marrëveshjen dhe të ndryshoje kushtetutën. Nëse këto ndryshime ndodhin ne do jemi vendi i dytë pas Rusisë që ndodhin ndryshime në kohë pandemisë. Faturën e cila do të jetë shumë e rënë do bëjmë ta paguajnë përgjegjësit”- tha Basha.

Takimi i tyre sot ka zgjatur për rreth 50 minuta. Basha ishte i përpiktë dhe shkoi në Presidencë në orën 11:00 i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon meta per listat ilir meta lulzim basha basha takon meta per listat ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 15 Korrik 2020, 08:50

BIRN u ul për të biseduar me John Bolton të premten, më 10 korrik, pas publikimit të librit të tij shpërthyes në fund të qershorit “Dhoma në të cilën ndodhi” që...