Politike

Tirana zgjohet e mbushur me postera: Kurseni, këto muaj falë Ramës do paguani 400 euro për Beketin

15 Korrik 2020, 09:42 Nga DOSJA
Tirana zgjohet e mbushur me postera: Kurseni, këto muaj falë

TIRANË– Ditën e sotme, Tirana është zgjuar e mbushur me postera. Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga Dosja.al, banorët e kryeqytetit kanë gjetur në dyer dhe mbi automjetet e tyre një pusullë që u bën thirrje për kursim. 

Ndër të tjera, në pusullë shkruhet se qytetarët duhet të kursejnë pasi secili prej tyre do të duhet të paguajë 400 euro për Beketin. 

“Këto muaj mos harroni të kurseni. Falë Edi Ramës, secili duhet të paguajë 400 euro për Beketin,”– shkruhet në postera.

Biznesmeni italian Francesco Becchetti ka fituar gjyqin ndaj kryeministrit Edi Rama. Fatura, që përbën një goditje fatale për financat e shtetit është gjoba më e madhe që ka marrë ndonjëherë Shqipëria nga një gjykatë ndërkombëtare, 140 milionë euro. 

Shuma stratosferike do paguhet nga taksapaguesit shqiptarë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 110 milione euro per becchetin edi rama 110 milione euro per becchetin edi rama

Sondazh

Poll

Politike 15 Korrik 2020, 08:50

BIRN u ul për të biseduar me John Bolton të premten, më 10 korrik, pas publikimit të librit të tij shpërthyes në fund të qershorit “Dhoma në të cilën ndodhi” që...