Politike

“Zgjedhorja”/ Me 5 vota kundër, marrëveshja PS dhe PD-LSI kalon në parim tek “Ligjet”, debate mes deputetëve

15 Korrik 2020, 08:16 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”/ Me 5 vota kundër, marrëveshja PS dhe PD-LSI

TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 10 vota marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, të miratuar më 5 qershor për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Pro” votuan deputetët Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Xhafaj, Hysi, Adnor Shameti, Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Edmond Leka, Alket Hyseni dhe Bode. Ndërsa “kundër” votuan deputetët e opozitës jashtëparlamentare Korab Lita, Alban Zeneli, Andi Përmeti, Ediola Braha dhe Aurora Mara.

Në fillim të Komisionit, bashkëkryetari i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një fjalë të shkurtër shpjegoi marrëveshjen e arritur, duke përmendur edhe hapjen e listave, për të cilat parashikoi se mund të shkaktonin probleme në zgjedhje. Megjithatë sipas tij, implementimi i teknologjisë në zgjedhje dhe identifikimi biometric do të “rregullonte” situatën.

Debate ka pasur edhe nga radhët e deputetëve të opozitës së re, të cilët janë shprehur kundër marrëveshjes duke e cilësuar edhe si “marrëveshja e Damianit”. Ata e kanë shprehur hapur voton e tyre kundër edhe kur ligji të kalojë në Kuvend. Ndërsa bashkëkryetarja tjetër e KP-së, Rudina Hajdari u shpreh në fjalën e saj se pavarësisht se kishte marrë pjesë në formulimin e marrëveshjes për “Zgjedhoren”, nuk do të hiqte dorë nga kërkesa e sa për ndryshimin e sistemit.

Megjithatë Komisioni i Ligjeve nuk ka të drejtë që të bëjë asnjë ndryshim, sipas marrëveshjes, por vetëm ta miratojë nen për nen. Sot ligji kaloi në parim, ndërsa në Kuvend pritet që të kalojë në seancën e fundit të sesionit parlamentar, më 23 korrik. Maxhorancës i duhen 85 vota për të kaluar marrëveshjen me “bekim” ndërkombëtare. A do të arrihet të plotësohet nga Kuvendi një prej kushteve për të çelur negociatat me BE-në? Mbetet për t’u parë…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve komisioni i ligjeve skanon zgjedhoren reforma zgjedhore komisioni i ligjeve komisioni i ligjeve skanon zgjedhoren reforma zgjedhore

Sondazh

Poll