Politike

Rindërtimi në Durrës, kryebashkiakja Sako: Janë 7700 objekte të dëmtuara, kanë të gjitha dëme serioze

14 Korrik 2020, 20:17 Nga DOSJA
Rindërtimi në Durrës, kryebashkiakja Sako: Janë 7700 objekte

TIRANË- Kryebashkiakja aktuale e Durrësit, Emirjana Sako, ka treguar procesin e rindërtimit në Durrës. Në një intervistë në “A Show”, Sako u shpreh se aktualisht po punohet për shembjen e godinave të dëmtuara.

Unë kam vizituar shumë objekte në qytetin e Durrësit, janë bërë rreth 90 mijë konstatime dhe 7700 kanë dalë objekte me probleme. Këto dëme nuk janë të gjitha serioze. Ne kemi marrë praktikën italiane për vlerësimin e gabimeve”, u shpreh kryebashkiakja.

Më tej ajo njoftoi se qytetarët kanë bërë aplikimet dhe kanë përfituar për tre kategori. “Kemi pasur 12 mijë aplikime. Kanë përfituar rreth 7400 mijë familje për rikonstruksione banesash. Pjesa tjetër janë banesa individuale dhe rindërtimi i banesave në pallate në vendet ku janë shembur”, u shpreh ajo.

Po ashtu kryetarja e Bashkisë Durrës njoftoi se ka nisur puna për 10 shkolla dhe do përfundojnë në nëntor pasi ky proces do jetë mjaft afatshkurtër.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike emirjana sako rindertimi ne durres emirjana sako rindertimi ne durres

Sondazh

Poll