Politike

“Po krijoj ekip për një parti të re”, Hajdari e bindur: S’ka shans njeri të më mbyllë derën e PD-së

14 Korrik 2020, 17:48 Nga DOSJA
“Po krijoj ekip për një parti të re”, Hajdari e

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar sot vendimin e Komisionit të Ligjeve për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve. Në një intervistë për Report TV, Hajdari u shpreh se hapja e listave është një lajm entuziast për të.

Opozita parlamentare dhe shumë qytetarë që na u bashkuan sot morën një lajm të mirë, por kemi ende kohë dhe normalisht dhe deri kur të votohen, nuk kam dëshirë që të shprehem shumë për këtë temë”, tha ajo.

Gjatë intervistës, deputetja e përjashtuar tashmë nga Partia Demokratike është pyetur për një rikthim të mundshëm të saj në këtë grupim. Hajdari u shpreh e bindur se s’ka shans njeri t’i mbyll derën në PD.

PD-ja është një parti që është themeluar që në 1990 dhe unë i kam qëndruar pranë që bebe dhe nuk mund të më ma mbyllë njeri derën, nuk ka shans, këtë ta harrojë. Ajo që mund të ndodhë është që PD-ja mund të ndryshojë, zgjerohet, por një gjë është e sigurt, dera e PD-së nuk mbyllet asnjëherë për Rudina Hajdarin“, tha ajo.

Më tej ajo njoftoi se po punon për krijimin e një force të re politike që mendohet se do jetë gati për në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hajdari me parti te re hapja e listave dhe heqja e koalicioneve hapja e pd rudina hajdari hajdari me parti te re hapja e listave dhe heqja e koalicioneve hapja e pd rudina hajdari

Sondazh

Poll