Politike

Ndalimi i koalicioneve, Meta takon Bashën: S’ka aventura me Kushtetutën. Kreu i PD: Po izolohemi me Evropën për herë të

15 Korrik 2020, 06:32 Nga DOSJA
Ndalimi i koalicioneve, Meta takon Bashën: S’ka aventura me

TIRANË- Në kulmin e debatit politik ku nuk ka munguar ndërhyrja e fortë ndërkombëtare, pas miratimit në parim të ndalimit të koalicioneve dhe hapjen pjesore të listave, presidenti i vendit, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim në presidencë me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

I shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, Basha shkoi në presidencë ku qëndroi për gati 50 minuta. Takimi nisi me përshëndetjen pandemike të Metës, “takimin me grusht”, ndërsa në takimin që pati me kryeministrin, përshëndetja pandemike ishte takimi me bërryla.

Takimi pati një mesazh të qartë për kryeministrin Edi Rama. “Nuk mund të ketë lojëra me Kushtetutën, kurrë nuk është dëgjuar të mohohet marrëveshja pa iu tharë boja”, mësohet të jetë shprehur Meta në takimin me kryedemokratin.

Nga tjetër Basha ka ndarë të gjitha shqetësimet me Presidentin dhe ka thënë se aktet e Ramës për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë të njëanshme po izolojnë Shqipërinë me Evropën.

Takimi vjen në kohën kur Ligjet miratuan dje nen për nen,  dy ndryshime në Kushtetutë. Heqja e koalicioneve ndryshohet me nenin 68, ndërsa listat u hapën vetëm pjesërisht në 2/3. 

Po ashtu u  vendos dhe pragu elektoral, që në qarqe do të jetë prag natyral, por shpërndarja e mandateve do të bëhet vetëm për partitë që do marrin 5% të votave në rang kombëtar. Gjermania reagoi ashpër pas miratimeve të bëra në Komision, duke kërkuar hapa pas. 

(k.m. f.g. a.b. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon meta per listat ilir meta ligjet pranojne listat e hapura listat e hapura lulzim basha basha takon meta per listat ilir meta ligjet pranojne listat e hapura listat e hapura lulzim basha

Sondazh

Poll