Politike

“A j’ua ka kërkuar Rama?”/ Myslim Murrizit i ‘shpëton goja’, pranon marrëveshjen e fshehtë: S’e propozova unë n

15 Korrik 2020, 06:52 Nga DOSJA
“A j’ua ka kërkuar Rama?”/ Myslim Murrizit i

TIRANË– Heqja e koalicioneve parazgjedhore ka qenë një kërkesë e Partisë Socialiste! Lajmin e ka pranuar “padashje” kreu i grupit parlamentar “Demokrat”, Myslim Murrizi.

I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Murrizi u përplas me gazetarët Bledian Koka dhe Mentor Kikia duke iu sqaruar se ai kishte kërkuar vetëm lista të hapura, ndërsa koalicionet donte t’i “eliminonte” Rama.

Edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje, deputeti Murrizi ka lënë të nënkuptuar që dakordësia është arritur në një nga dy takimet e zhvilluara me Taulant Ballën dhe kryeministrin Edi Rama, edhe pse palët pas çdo mbledhjeje pohonin se nuk kishin gjetur rrugë të përbashkëta.

DEBATI NË STUDIO:

Murrizi: Se kam kërkuar unë heqjen e koaliconeve parazgjedhore. Po të kisha frikë kisha ikur me traget në ’97. Nuk ka qënë kërkesë e imja, heqja e koalicioneve, kam kërkuar që këto parti të masin “takatin” sa forca kanë.

Denis Minga: A j’ua ka kërkuar Rama këtë pikë apo jo se tha në Kuvend, jemi parti e madhe dhe kemi interesat tona?

Murrizi: Po patjetër! Kjo nuk është kërkesë e imja po them.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hiqen koalicionet parazgjedhore listat e hapura myslim murrizi hiqen koalicionet parazgjedhore listat e hapura myslim murrizi

Sondazh

Poll