Politike

Akuzat për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit, Tabaku: Rama e ka të qartë se do të ndëshkohet

14 Korrik 2020, 20:17 Nga DOSJA
Akuzat për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit, Tabaku: Rama e

TIRANË -Ish-deputetja Jorida Tabaku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po tenton t’i ikë marrëveshjes së 5 qershorit. E ftuar në emisionin “Tempora”, Tabaku komentoi deklaratën e sotme të Ramës, duke thënë se sheh axhitim.

Sipas saj, kreyministri është i frikësuar nga kosto financiare që ka krijuar me menaxhimin amatoresk të pandemisë dhe tërmetit dhe se e di që do të ndëshkohet.

“Unë axhitim shoh në atë deklaratë sepse ajo deklaratë tregon frikën e humbjes.Një kryeminsitër në ikje i frikësuar nga gjithë kjo faturë financiarë. Nga kjo kosoto që ka krijuar me pandeminë, me menaxhimin amatoresk dhe korrupotiv të tërmetit dhe pandemisë, me të gjithë situatën dhe kriteret që po ndodhin në integrimin europian. Ka vetëm një përgjigje pse duhet ti iki marrëveshjes. Ai e ka të qartë se ajo që u ka shkaktuar shqiptarëve do të ndëshkohet”, tha Tabaku.

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkroi se sheh axhitim në deklaratat e opozitës jashtëparlamentare dhe presidencës, për vendimin e Komisionit të Ligjeve për hapjen e listave. Gjithashtu Rama shtoi, se sharjet dhe kërcënimet e opozitës në drejtim të mazhorancës, mund të kërcënojnë paktin e 5 qershorit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku edi rama jorida tabaku

Sondazh

Poll