Politike

Bushati vlerëson rëndësinë e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut: Besimi ndaj përfaqësuesve të partive shqiptare është

14 Korrik 2020, 19:04 Nga DOSJA
Bushati vlerëson rëndësinë e zgjedhjeve në

TIRANË – Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka vlerësuar rëndësinë e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Në një postim në Facebook, ai shkruan, se besimi ndaj përfaqësuesve të partive politike shqiptare është domosdoshmëri.

Më tej ish-ministri ka folur për potencialin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se kanë qenë në pararojë të proceseve tona kombëtare.

Postimi i plotë

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë të parat që zhvillohen pas zhbllokimit të rrugës euroatlantike të vendit, ku shqiptarët, si një nga dy komunitetet shtetformuese, kanë një kontribut thelbësor. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve është e padiskutueshme. Duke marrë parasysh vështirësitë që imponon situata me pandeminë, mobilizimi për një pjesëmarrje masive në zgjedhje dhe besimi ndaj përfaqësuesve më të mirë të partive politike shqiptare është domosdoshmëri. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë qenë në pararojë të proceseve tona kombëtare. Potenciali i tyre në ndërtimin e një shoqërie europiane është i madh. Potenciali çlirohet përmes përfaqësimit. Një përfaqësim sa më i mirë është garanci për përmbushjen e të gjitha pikave të Deklaratës së Përbashkët të Partive Politike Shqiptare, të 7 Janarit 2017. Pika, që do të siguronin barazinë e plotë ndërmjet dy komuniteteve shtetformuese, duke konsoliduar në të njëjtën kohë arritjet e deritanishme që kanë lidhje me përdorimin e simboleve kombëtare dhe përfaqësimin e drejtimin e institucioneve kryesore të shtetit. Një fqinj stabël, demokratik, në harmoni ndëretnike, anëtar i NATO-s dhe bashkëudhëtar në rrugën drejt anëtarësimit në BE, është në interesin e Shqipërisë dhe promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Kjo është dita e dytë e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Për shkak të pandemisë ndaj COVID-19, procesi zgjedhor u nda në tre ditë. Dje votuar të izoluarit dhe të infektuarit nga COVID-19, sot votuan të sëmurët kronikë dhe të rrezikuarit nga virusi ndërsa ditën e nesërme do të votojnë të gjithë qytetarët.

Për herë të parë, shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë për një kryeministër shqiptar. Kandidati shqiptar është Nasim Zyberi dhe vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, të drejtuar nga Ali Ahmeti.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditmir bushati zgjedhjet në maqedoninë e veriut ditmir bushati zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll