Politike

“Ne s’na heq dot njeri nga sistemi”, Tabaku: Ndryshimet kushtetuese duhet të jenë me konsensusin e të gjithave palëve

14 Korrik 2020, 19:57 Nga DOSJA
“Ne s’na heq dot njeri nga sistemi”, Tabaku: Ndryshimet

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar ndryshimet kushtetuese që janë miratuar nga Komisioni i Ligjeve.

Në një intervistë në emisionin “Tempora”, Tabaku u shpreh se kryeministri Rama ka frikë nga humbja e zgjedhjeve dhe ndaj po ndalon koalicionet dhe shtoi se marrëveshja e 5 qershorit nuk është e plotë, por ishte për të t’u dhënë zgjidhje disa çështjeve kryesore.

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte një dakordësi në të mirë të administrimit të sistemet zgjedhore. Ne nuk na heq dot njeri nga sistemi. Është e vërtetë që ishte një mënyrë për t’i ulur palët në tavolinë për të diskutuar.

Ajo që u arrit në 5 qershor nuk është një reformë e plotë që i jep zgjidhje çështjeve kryesore, por më mirë se sa të bëhej më shumë, u gjykua se prekja e disa e elementëve do të ishte e rëndësishme për kriteret e integrimit. Ndryshimet duhet të jenë me konsensusin e të gjithave palëve, por ndryshimet e njëanshme të kushtetutës që duan të bëjnë është e papranueshme, pasi shkelet çdo balancë”, u shpreh Tabaku.

 (A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve jorida tabaku hapja e listave dhe heqja e koalicioneve jorida tabaku

Sondazh

Poll