Politike

Listat dhe heqja e koalicioneve, Gjermania: Po rrezikoni integrimin/ Opozita akuza Ramës. Kryeministri: Kërcënimet po rreziko

14 Korrik 2020, 16:33 Nga DOSJA
Listat dhe heqja e koalicioneve, Gjermania: Po rrezikoni integrimin/ Opozita

TIRANË- Komisioni i Ligjeve me unanimitet të plotë ka miratuar sot ndërhyrjen në Kushtetutë që përcakto, hapjen pjesore të listave dhe heqjen e koalicioneve. Të gjithë deputetët e pranishëm në mbledhjen online, pas debateve ngritën dorën dhe i dhanë dritën jeshile kërkesave të opozitës së re.

Pas miratimit të ndërhyrjes në Kushtetutë, erdhi dhe reagimi i parë ndërkombëtarë. Nënkryetari i grupit të CDU/CSU, Johann Wadephul është shprehur kundër dhe ka bërë një kërcënim. Në një deklaratë për mediat, deputeti i partisë së Merkel është shprehur se qeveria dhe opozita e re duhet të tërhiqen nga kjo nismë, pasi po thyejnë marrëveshjen e 5 qershorit.

Kërcënimi i tij vijoi më tej duke thënë se nëse miratohen ndryshimet ne 30 korrik, Shqipëria rrezikon rrugën drejt integrimit Evropian. Një përgjigje për deputetin gjerman erdhi nga Taulant Balla, i cili shkroi se PS do përfundojë marrëveshjen e 5 qershorit.

Por më herët, opozita e bashkuar me një qëndrim të përbashkët ishte shprehur se ndërhyrja në Kushtetutë po minon paktin e arritur në Këshillin Politik dhe që është mbështetur nga të gjithë ndërkombëtarët. Pas opozitës një reagim erdhi dhe nga Presidenca, ku Tedi Blushi shprehej se Kuvendi ka 82 deputetë legjitimë, duke nënkuptuar se nuk ka fuqi për të ndërhyrë në Kushtetutë, pasi duhen 94 vota.

Përgjigja për Presidentin dhe opozitën e bashkuar erdhi nga Rama. Kreu i qeverisë në një postim bën me dije se PS do të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit, po i bën thirrje opozitës që të heqë dorë nga kërcënimet pasi po rrezikon grisjen e këtij pakti. Më tej Rama i përgjigjet dhe Presidentit, duke thënë se Kuvendit është institucion zyrtar, i dëgjon të gjithë dhe në fund merr vetë vendime.

ÇFARË NDODHI SOT TEK LIGJET?

Maxhoranca dhe opozita e re kanë miratuar sot ndryshimet e Kushtetutës. Komisioni i Ligjeve me 100% të votave miratoi sot heqjen e koalicioneve, gjë që do të sanksionohet në Kushtetutë. Po ashtu është vendosur dhe hapja e listave, por nuk do të ketë një hapje të tërësore, por vetëm 1/3 e të gjithë listës shumëemërore. Po ashtu sot është vendosur dhe vendosja e pragut elektoral, që në qarqe do të jetë prag natyral, por shpërndarja e mandateve do të bëhet vetëm për partitë që do marrin 5% të votave në rang kombëtar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve johann wadephul kuvendi shqyrton kerkesen e opozites opozita e bashkuar edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve johann wadephul kuvendi shqyrton kerkesen e opozites opozita e bashkuar

Sondazh

Poll