Sport

FOTO/Presidenti i klubit të Serie A rrëfen grushtat me grabitësit e orës, tregon fytyrën e dëmtuar

14 Korrik 2020, 20:02 Nga DOSJA
FOTO/Presidenti i klubit të Serie A rrëfen grushtat me grabitësit

ITALI-Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, ka rrëfyer në një intervistë për mediat italiane ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë, kur u sulmua me sende të forta nga dy persona të maskuar dhe me motorë. Numri 1 i klubit të Brescias, u shpreh: “Po hyja në makinë dhe pashë para meje një person në motor, me kaskë dhe një maskë në fytyrë. Kur hapa makinën, u hapën edhe pasqyrat dhe pashë një person tjetër që po vinte nga pas me kaskën në dorë.

Pata kohën e mjaftueshme për të reaguar, të kthehesha dhe të kapja kaskën për të evituar që të më godiste në kokë me të. Nuk e kisha kuptuar se isha lënduar, e kam kuptuar vetëm kur u ktheva në shtëpi, nga fytyra e gruas time kur më pa.

Aty e kuptova që kishte diçka që nuk shkonte. Isha i gjithi i mbuluar me gjak në fytyrë, me disa gërvishtje dhe dhimbjen në hundë. Nuk më kujtohet as kur u lëndova, nëse ndodhi gjatë kacafytjes me një nga grabitësit apo nëse u përplasa me derën e makinës. Isha aq i inatosur, sa hipa në makinë dhe u largova pa bërë as denoncimin”, u shpreh Cellino

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brescia cellino serie a brescia cellino serie a

Sondazh

Poll