Bota

Pas protestave masive, qeveria franceze rrit pagat për punonjësit e kujdesit shëndetësor

14 Korrik 2020, 19:03 Nga DOSJA
Pas protestave masive, qeveria franceze rrit pagat për punonjësit e

FRANCË– Qeveria franceze ka aprovuar rritjen e pagave në vlerën 8 bilionë euro për punonjësit e kujdesit shëndetësor. Ky vendim është marrë nga qeveria e Francës për shkak të rolit dhe kontributit të tyre gjatë luftës kundër Covid-19.

Marrëveshja është nënshkruar të hënën, pas disa javësh bisedime, ku paga mesatare rritet me 183 euron në muaj.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë vlerësuar gjatë muajve të pandemisë nga populli, të cilët më shumë sesa mirënjohje kanë kërkuar edhe rritjen e pagave të tyre.

Në Francë deri më tani janë regjistruar më shumë se 200,000 të infektuar dhe mbi 30,000 vdekje nga koronavirusi që prej fillimit të shpërthimit të Covid-19.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2020, 18:12

BOLIVI- Punonjëset e seksit në Bolivi pas një kohe kaq të gjatë po përgatiten për punën në kohën e pandemisë ku tashmë do të pajisen, me “uniforma” të reja që p...