Bota

14 Korrik 2020, 18:12 Nga DOSJA

BOLIVI- Punonjëset e seksit në Bolivi pas një kohe kaq të gjatë po përgatiten për punën në kohën e pandemisë ku tashmë do të pajisen, me “uniforma” të reja që përfshijnë doreza dhe mushama të tejdukshme, për të shmangur Covid-19.

Mësohet se punënjëset e seksit kanë përgatitur  një protokoll sigurie prej 30 faqesh që do i paraqitet autoriteteve për t’i bindur ata që të lejojnë edhe punën gjatë ditës.

Lily Cortes, një përfaqësuese e sindikatës së punonjëseve të seksit në Bolivi, tha se ka femra që nëse nuk do t’u lejohet të punojnë në shtëpi publike të legalizuara, do të punojnë rrugëve dhe kjo gjë do të ishte shumë më keq si deh do të shkaktonte rritjen e rasteve me Covid-19.

Një nga punonjëset tha se javën e kaluar e dezinfekton tubin e kërcimit, në shtëpinë publike ku punon së bashku me disa kolege të tjera. Ndërsa “uniforma” e re e lejon që të punojë dhe të mbrojë veten në të njëjtën kohë.

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar rëndë tek punonjëset e seksit ku prej fillimit të pandemisë ata nuk kanë pasur asnjë të ardhur  duke qenë se puna e tyre është e rrizikshme dhe ndikon në përhapjen e koronavirusit. Por megjithatë ende nuk dihet nëse do të lejohen që të vazhdojnë të punojnë.

Burimi; hindustantimes

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi en bolivi koronavirusi en bolivi

Sondazh

Poll