Kosova lejon testimet ndaj COVID-19 në privat, ja kushtet që duhen përmbushur
KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka nënshkruar udhëzimet administrative, përmes së cilave u lejohet edhe institucioneve shëndetësore private të kryejnë testime për SARS-Cov-2.
“Udhëzimet përcaktojnë llojin e institucioneve që mund ta ofrojnë këtë lloj të testimit, kushtet që duhet t’i ofrojnë ato, përfshirë hapësirën, pajisjet, llojet e testimeve si dhe raportimi i tyre në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.
“Duke qenë që me këto udhëzime, përveç testeve molekulare për detektim të acideve nukleinike të SARS–Cov-2 që kryhen në laboratorët mjekësor të Mikrobiologjisë klinike, lejohen të kryhen edhe Testet serologjike (për detektim të antitrupave të SARS-COv-2; teste të shpejta që detektojnë antigjenin e SARS-Cov-2 dhe teste të shpejta që detektojnë antitrupat kundër SARS-Cov-2”, thuhet në njoftim.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i tha Radios Evropa e Lirë se institucionet private që aplikojnë për licencim duhet të plotësojnë një sërë kushtesh që janë përcaktuar në bazë të udhëzimeve administrative.
Më herët ishte raportuar se institucioneve private nuk do t’iu lejohet të kryejnë testin PCR i cili përcakton saktë se a ekziston virusi në trup dhe bazohet në analizën e mostrave të strishos në hundë.
Mirëpo, zëdhënësi Hoti tha se nëse laboratorët privatë posedojnë aparaturat e nevojshme dhe përmbushin kushtet për testime të tilla, atëherë do të lejohen t’i kryejnë ato.
Ndërsa testin serologjik, atë që përcakton antitrupat te një person, nuk e bën aktualisht as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Mikrobiologu nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Lul Raka, i ka thënë Radios Evropa e Lire se të gjitha testet, duhet ta kenë vulën e Agjencisë Evropiane të Barnave.
Pacientët e shëruar nga COVID-19 supozohet se janë imunë ndaj koronavirusit. Gjithnjë e më shumë vende në botë janë duke u kushtuar rëndësi testeve serologjike, të cilat pasqyrojnë imunitetin e popullatës dhe rrjedhimisht, do të ndikonin edhe në lehtësimin e masave kufizuese të një vendi.
Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se testet serologjike janë të domosdoshme.
“Duhet të shikohet mënyra se si të bëhen këto, për shkak se ka disa mënyra për vlerësimin e imunitetit. Ajo më e mira dhe më e sigurta, është serologjia, prandaj duhet të mendohet seriozisht për të”, thotë Krasniqi.
Koronavirusi, shton Krasniqi, në mbi 80 për qind të rasteve kalon në forma të lehta e deri tek ato të moderuara. Ai thotë se gjasat janë që “një numër i madh i qytetarëve në Kosovë të kenë kaluar këtë virus edhe pa simptoma fare”.
Marrë nga REL
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Shtimi i rasteve me koronavirus/ Vendet që kanë rikthyer izolimin si shkak i pandemisë
Situata e vështirë e pandemisë në të gjithë botën javët e fundit është përkeqësuar. Në këtë mënyrë shumë vende janë detyruar të rimbyllin disa rajone.Afrika e J...
Ish- e dashura e Jeffrey Epstein mohon akuzat e trafikimit të të miturve, kërkon lirimin me kusht në këmbim të 5 milion
SHBA-Ghislaine Maxwell, socialite britanike dhe ish-e dashura e fajtorit të ndjerë të dënuar amerikan Jeffrey Epstein, ka deklaruar ditën e sotme se nuk është f...
FOTOJA/ Me valixhe të zezë në dorë, Hashim Thaçi del nga “Specialja” e Hagës, tek dera e presin mbështetësit e UÇK-
HOLANDË– Pas gjashtë orësh duke u marrë në pyetje brenda godinës së Prokurorisë Speciale, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë pa dhënë asnjë d...
Mbyllet edhe dita e dytë e intervistimit të Thaçit në Hagë, presidenti asnjë koment me mediat, futet dhe del i heshtur nga
HOLANDË– Presidenti Hashim Thaçi ka shkuar sërish në Gjykatën Speciale në Hagë, për t’ju nënshtruar ditës së dytë të intervistimit nga Zyra e Prokur...
Rusia në gjen qetësi/ 6,248 raste të reja dhe 175 viktima regjistrohen në 24 orët e fundit nga Covid-19
RUSI- Në Rusi po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve ku sipas autoriteteve shëndetësore gjatë 24 orëve janë regjistruar 6,248 raste të reja dhe numri në tota...
Rritet bilanci në Serbi/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 13 viktima dhe 344 raste të reja nga Covid-19
SERBI– Serbia është një ndër vendet e prekura nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në Serbi janë regjistruar 13 viktima të reja si pasojë e COVID-19 duke e &c...
Përfundon dita e dytë e intervistimit të Thaçit në Hagë, del i heshtur
HOLANDË– Përfundon dita e dytë e intervistimit të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale në Hagë. Edhe ditën e sotme marrja në ...
Autoritetet britanike në alarm, grupet terroriste rritën propagandën në internet gjatë izolimit
Në mbrëmjen e 20 qershorit, në një ditë e bukur me diell vere, terrorizmi goditi Britaninë e Madhe pa paralajmërim. I armatosur me thikë, 25-vjeçari Khai...
Rriten tensionet/ SHBA kundërshton hapur pretendimet e Kinës në Detin e Kinës së Jugut
SHBA– Ditën e djeshme Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar pretendimet territorial të Kinës së Jugut duke tërhequr një përgjigje të zemëruar nga Pekini...