Bota

FOTOJA/ Me valixhe të zezë në dorë, Hashim Thaçi del nga “Specialja” e Hagës, tek dera e presin mbështetësit e UÇK-

14 Korrik 2020, 17:47 Nga DOSJA
FOTOJA/ Me valixhe të zezë në dorë, Hashim Thaçi del

HOLANDË– Pas gjashtë orësh duke u marrë në pyetje brenda godinës së Prokurorisë Speciale, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë pa dhënë asnjë deklaratë mbi intervistimin.

Por ajo ç’ka bie në sy përveç mungesës së një pronocimi nga ana e tij është fakti del me një valixhe të zezë në dorë, dhe para Speciales në Hagë shihet që e presin edhe një grup mbështetësish që mbajnë në duar flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë Thaçi ka bërë dy ditë që po intervistohet në Hagë, por sipas mediave vendase do të rikthehet sërish nesër në orën 13:00.

Dje ai u shpreh  shkurtimisht se se ishte biseduar lidhur me çështje teknike dhe sqaruese për aktivitetin e Ushtrisë Çlirimtare gjatë luftës së Kosovës.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll