Bota

Lajm i MIRË nga Belgjika/ Në 24 orët e fundit nuk regjistrohet asnjë viktimë me Covid-19

14 Korrik 2020, 18:39 Nga DOSJA
Lajm i MIRË nga Belgjika/ Në 24 orët e fundit nuk regjistrohet

BELGJIKË– Belgjika mesa duket ka fituar betejën me sëmundjen vdekjerprurëse me pandeminë e Covid-19. Sipas autoriteteve vednase së fundmi nuk është regjistruar asnjë viktimë me Koronavirus kështu numri në total i të vdekurve mbetet 9,787 njerëz. Belgjika është një nga vendet e goditura nga pandemia ku nga të gjitha vendet e botës është e 12-ta në listë për numrin e lartë të të infektuarve dhe të vdekurve.

Me një popullsi prej 11.5 milionë banorësh, Belgjika ka nivelin e dytë të vdekshmërisë më të lartë në botë për 100,000 njerëz, sipas Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA.

Sidoqoftë, krahasimet me vendet e tjera mund të jenë disi mashtruese, pasi disa besohet se nuk i kanë raportuar shifrat e vërteta të të infektuarve dhe viktimave. Më 14 mars, Belgjika vendosi masat e izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri. Deri më tani Belgjika ka regjistruar gjithsej 62,781 raste me koronavirus.

Burimi:.dailysabah

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi en belgjike koronavirusi en belgjike

Sondazh

Poll

Bota 14 Korrik 2020, 18:12

BOLIVI- Punonjëset e seksit në Bolivi pas një kohe kaq të gjatë po përgatiten për punën në kohën e pandemisë ku tashmë do të pajisen, me “uniforma” të reja që p...